Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i cili është kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), është kthyer gjatë natës së mbrëmshme nga Gjermania ku ishte për shërim.
Kthimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj.
Gecaj ka thënë se Mustafa është kthyer në Kosovë mirëpo ende duhet të vazhdoj tretmanin mjekësor.
“Kryeministri Mustafa është kthy dhe është mirë me shëndet, edhe pse, sipas instruksioneve te mjekut, ka nevoje te vazhdoj tretmanin edhe për një kohë, në Kosovë”, ka thënë Bajram Gecaj për Insajderin.
Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa kishte shkuar në Gjermani për tretman mjekësor në janar të këtij viti.
Fillimisht ai ishte shtrirë në Spitalin Amerikan në Prishtinë si pasojë e një gripi mirëpo atij iu kishte keqësuar gjendje dhe ishte dërguar për shërim në Gjermani.