Mustafa uroi kryeministrin e ri të Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar kryeministrin e porsazgjedhur të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Qeverinë e re të Maqedonisë të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

 

Duke iu uruar suksese, kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim dhe intensifikim të relacioneve ndërmjet dy shteteve.

“Shpreh bindjen e plotë se Qeveria e re e Maqedonisë do të vazhdojë fuqizimin e marrëdhënieve shumë të mira që dy vendet dhe dy popujt tanë kanë ndërmjet tyre”, shkruan kryeministri Mustafa, në telegramin dërguar kryeministrit Zaev. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme