Mustafa:Kishte presione dhe kërcënime te deputetët për demarkacionin

Sakte.net /e enjte, 08 Shtator 2016  /11 :21

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se ka tërhequr nga rendi i ditës ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, pasi situata nuk ka qenë e volitshme për procedimin e këtij projektligji.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kreu i Ekzekutivit ka thënë se ka pasur presione dhe kërcënime individuale te deputetët.

“Unë nuk iu kam adresuar asnjë subjekti politik në mënyrë të veçantë për kushtëzime. Kushtëzime s’do të pranojmë nga askush. Ajo që tani konsideroj që duhet ta bëjmë, është të zhvillojmë konsulta me të gjithë aktorët”, ka deklaruar Mustafa.

Ai folur edhe për takimin që ka pasur dje me kryetarët e komunave Pejë, Deçan, Istog e Junik, nga të cilët ka kërkuar informim, në qoftë se kanë humbur tokë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme