Muzeu “Ibrahim Kodra” drejt jetësimit, pret dritë të gjelbër nga Kuvendi i kryeqytetit

Më shumë se dy vjet kanë kaluar nga mbyllja e ish-objektit të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në lagjen Tophane në kryeqytet.

Por, godina e braktisur pritet të ridestinohet dhe të shndërrohet në muze komunal, raporton “038” në KTV.

Të martën, Komuna e Prishtinës dhe Fondacioni “Ibrahim Kodra” kanë nënshkruar memorandumin për themelimin e Muzeut, që do të mbajë emrin e mjeshtrit shqiptar.

E pikërisht ish-objekti i bibliotekës pritet të bëhet shtëpi e veprave të Ibrahim Kodrës, që aktualisht gjenden në Zvicër e Itali.

Hapi i radhës për jetësimin e këtij projekti është votimi i statutit – tashmë të hartuar – për themelimin e muzeut në Kuvendin e kryeqytetit.

Sipas Rugovës, me memorandumin e nënshkruar parashihet që Fondacioni Kodra të financojë edhe renovimin e objektit të trashëgimisë kulturore.

Synimi i Komunës, sipas drejtorit Rugova, është që Muzeu të funksionalizohet deri në fund të këtij vitit.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme