Muzeu mobil “Luftërat e Çanakalasë” hapet për vizitorët në Tiranë

Muzeu mobil “Luftërat e Çanakalasë”, ka hapur dyert për vizitorët në Tiranë, raporton Anadolu.

Ndalesa e parë e këtij muzeu në Shqipëri ishte në qytetin e Shkodrës, ndërkohë për disa ditë do të qëndrojë i hapur edhe në Tiranë.

Në Sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, muzeu është vizituar nga qytetarë të moshave të ndryshme, nxënës dhe studentë.

Ky muze mobil i cili përmban objekte nga luftërat e Çanakalasë dhe ofron shfaqje digjitale do të qëndrojë i hapur për vizitorët në Tiranë nga datat 21-26 mars dhe më pas do të vizitojë edhe qytetin e Elbasanit.

Muzeu, i cili u përgatit për të përcjellë frymën e Çanakalasë te brezat e ardhshëm, përmban fotografi, objekte lufte, artefakte historike të asaj periudhe si dhe shfaqje digjitale.

Ky muze lëvizës do të vizitojë edhe vende të tjera të Ballkanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme