Myftaraj: BDI dhe Ali Ahmeti nuk kanë aspak faj për Kumanovën

‘Grupi i Kumanovës’ i cili u përlesh në maj të 2015 me forcat e sigurisë në Maqedoni, u cilësua
si skenarë i organizuar politik i ish-kryeministrit Gruevski dhe ish-shefit të shërbimit sekret,
Sasho Mijallkov. Në këtë ngjarje, sipas njohësit të çështjeve politike në Ballkan, Kastriot
Myftaraj, kishin dorë sigurisht Gruevski dhe Mijallkovi. Gruevski dhe Mijallkovi donin ta bënin
opozitën e kohës, atë të Zaevit, që të hiqte dorë nga protestat në rrugë, si dhe t’i hiqnin
mbështetjen ndërkombëtare asaj. Dhe për të arritur këtë krijuan një situatë të kërcënimit të
stabilitetit të vendit, me ngjarjet e Kumanovës, kështu ka vlerësuar Myftaraj ekskluzivisht për
portalin fol.
I pyetur nëse BDI ishte e përzier në këtë rast, pyetje e dalur nga ‘Grupi i Kumanovës’ sepse
gjithmonë kanë qenë të përmendur BDI, Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, ai e demanton këtë gjë.
”Akuzat ndaj BDI-së për çështjen e Kumanovës janë krejt të paargumentuara. BDI ka shumë
faje por jo këtë. BDI është një parti e dalë nga lufta, por nga një luftë që u bë me mbështetje
ndërkombëtare. BDI, domethënë Ali Ahmeti, nuk do t’ i kishte hyrë kurrë aventurës së nxitjes
së një lufte pa mbështetje ndërkombëtare. Nëse do të kishte ndodhur kështu, SHBA dhe NATO
do ta kishin shkrirë BDI-në si parti dhe më së paku do ta kishin larguar Ali Ahmetin nga
politika. Nëse BDI do të ishte përzier në këtë histori ky fakt do të kishte dalë në përgjimet e
shërbimeve të fshehta perëndimore.
Nuk quhet përzierje fakti që kur ata që ishin rrethuar në Lagjen e Trimave, i kërkuan ndihmë
me telefon Ali Ahmetit, ai i tha Misionit të OSBE-së që të negocionte me qeverinë maqedone,
ashtu që të mos vriteshin edhe ata pjestarë të grupit të armatosur të Kumanovës që ishin
gjallë. Derisa duhet t’ i jenë mirënjohës për këtë gjë, ia quajnë si faj”, thekson Myftaraj.
Ai më tej shton se Ali Ahmeti ka në të vërtetë një faj, që nuk iu ktheu përgjigje në telefon
‘Grupit të Kumanovës, që: Tash kërkojini ndihmë atij që iu çoi dhe u pagoi për këtë punë që
nisët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme