Nga Kim Mehmeti
Është e frikshme, është poshtëruese për gjithë ne shqiptarët, videoja ku shihet dhuna që policia e Malit të Zi ushtron mbi profesor Petraq Milon.
Ajo video shpalos shumëçka për ata që marrin vesh. Si për shembull atë se Mali i Zi mund ta ketë edhe kryeministrin edhe presidentin shqiptar, por antishqiptaria të mbetet ‘institucionale’ dhe e pa rrezikuar nga askush.
Po, ajo video shpërfaq edhe të vërtetën se sa më i madh është përkushtimi i Kryeministrit të Shqipërisë për projektet serbo-ruse, si ai për ‘Ballkanin e Hapur’, aq më shumë forcohet bindja antishqiptare se ne nuk kemi ku të ankohemi kur na dhunojnë policët antishqiptar, se jemi si popull pa atdhe, se neve nuk ka kush na mbron, se ne kemi burrështetas që i jargaviten Beogradit dhe e përbuzin popullin e vet.
Dhe neve na dhunojnë në kufijtë shqiptaro-shqiptar sepse e kemi tejkaluar kufirin e pandjeshmërisë ndaj fatit tonë kolektiv, fat të cilin e kemi lënë në duart e atyre që janë e mira e fqinjëve tanë dhe fatkeqësia jonë./sakte.net