Emigrantët, që i janë bashkuar protestës së qytetarëve që jetojnë në Shqipëri kundër qeverisë së Edi Ramës, shprehen se klasa politike duhet të ketë kujdes nga diaspora, duke shtuar se atyre iu ka ardhur fundi.
Një emigrant bëri thirrje për më shumë prezencë kundër qeverisë.
“Jeta ime ka shkuar dëm në vende të huaja. Na kanë shkatërruar. Kjo jetë duhet të jetohet në vendin tonë. Emigrantët shqiptarë diskriminohen akoma edhe në kufirin e Malit të Zi. Ka ardhur koha jonë. Kjo protestë është gjaku jonë, prandaj i lutem popullit të bashkohen me ne që të rrëzojmë qeverinë.”, tha një emigrant.
Një grua që vinte nga Gjermania theksoi se Rama nuk përfaqëson shqiptarët.
“Vij në këtë protestë që populli të thotë fjalën e vet. Edi Rama ti nuk je kryeministri i asnjë shqiptari të vërtetë. Ne do të japim jetën për Shqipërinë. Rroftë Shqipëria e re.”, shtoi një grua që vinte nga Gjermania.
Një tjetër e krahasoi lëvizjen si më madhështoren pas asaj të 1990.
“Kjo protestë është madhështore, epope e dytë pas 1990, në të cilën populli u zhgënjye. Të drejtën e qeverisjes e morën të deleguarit e Partisë së Punës. Sot në këtë revolucion të madh demokratik, paqësor, për ti treguar të gjithëve se një regjim mund të përmbyset edhe përmes votës. Ne ose fitojmë ose nuk ikim më nga ky shesh.”
Një tjetër përcolli këtë mesazh.
“Kini kujdes nga diaspora se është në vëzhgim. Në emër të diasporës që kemi qarë nga krevati, kini kujdes nga diaspora se ka arritur fundi. “
The post “Na shkoi dëm jeta në vende të huaja!” – Emigrantët në protestën kundër qeverisë: Rama nuk është kryeministër i shqiptarëve! Kini kujdes nga diaspora appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



