Banorët e Rrjollit, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti në pronat e tyre kanë shkuar në Policinë e Shkodër ku kërkojnë lirimin e disa personave që u shoqëruan paraditen e kësaj të mërkure.
Në një prononcim për mediat, njëra nga banoret lutet që të largohen në pronat e tyre, madje paralajmëroi se mund të ndodhin edhe gjëra më të rënda nëse vazhdohet.
Gruaja thekson se nuk do t’i lëshojnë pronat e të parëve.“Duam drejtësi prej këtij shteti, na keni marrë gra, fëmijë burra dhe na keni dhunuar sic keni dashur. Jo me ne, ju lutem, na u largoni dhe na u hiqni qafe prej kësaj toke që e keni të shenjtë prej të parëve tanë. Largohuni, sepse diçka do bëhet, do bëhet ndonjë kërdi e zezë prej rinisë tonë. Ikni prej nesh. Ne nuk e lëshojmë tokën, sepse është e shenjtë prej të parëve tanë”.



