Naser Rugova: Jo me PDK-në, nëse dështon PAN flasim edhe me VV-në

Deputeti i ri i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se përjashtojnë me çdo kush koalicionin me PDK-në. Ka thënë se ky qëndrim është rikonfirmuar në takimin e deputetëve të rinj me Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Ka thënë se nëse dështon PAN atëherë do të jenë të gatshëm të flasin me partitë tjera për formimin e Qeverisë.

Naser Rugova, një ish-Këshilltar i Presidentit Ibrahim Rugova, ka arritur përsëri të bëhet deputet në Parlamentin e Kosovës.

Deputeti i ri i LDK-së thotë se kanë qëndrim të qartë se vetëm me PDK-në as nuk flasin dhe as nuk bëjnë koalicion për ndërtimin e Qeverisë së re. Mirëpo, thotë se po presin fillimisht dështimin e PAN-it për të nisur pastaj negociatat me partitë tjera për krijimin e institucioneve.

“Është qëndrim i qartë i LDK-së, i gjithë deputetëve, se nuk ka koalicion me PDK-në. Nëse dështon PAN në formimin e Qeverisë atëherë LDK do të flas me partitë tjera, për formimin e Qeverisë”, ka thënë Rugova, për Express, të shtunën.

Ai ka thënë se diskutimet me partnerët e mundshëm për formimin e Qeverisë pas dështimit të PAN do të orientohen në programin qeverisës.

Ka thënë emri i kandidatit për Kryeministër nuk është temë e parë e diskutimeve as me Vetëvendosjen.

Zgjedhjet e fundit nacionale, koalicioni PAN doli i pari me 39 vota, VV e dyta me 32 deputetë, derisa LDK me vetëm 29 deputetë.

Bazuar në Kushtetutë, fituesi i zgjedhjeve mandatohet për formimin e Qeverisë. Nëse herën e parë dështon, i mbetet Presidentit të vendosë së kujt do t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme