Nata e Vitit të Ri, tri lëndime prej plumbave qorr

Gjatës natës së Vitit të Ri, Policia ka evidentuar tri raste të lëndimeve që dyshohet të jenë lëndime nga plumbat bredhës nga ajri, dy raste dëmtim prone dhe një rast incident zjarri si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Sipas Policisë, kanë ndodhur edhe raste të lëndimeve të natyrave të ndryshme nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike, raste të cilat janë trajtuar nga aspekti mjekësor në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF), Spitalet Rajonale dhe në QKUK.

Policia e Kosovës gjatë natës së ndërrimit të mot moteve ka qenë e angazhuar sipas planit operativ në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit të çfarëdo incidenti që cenon sigurinë e vendit, njofton Klan Kosova.

Fokusi dhe prezenca policore kryesisht ka qenë në sheshet e hapura dhe në ambientet ku ka pasur frekuentime dhe manifestime festive për të shënuar këtë festë, pa përjashtuar edhe prezencën në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar nëntë persona të dyshuar të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Po ashtu gjatë aktiviteteve policore janë konfiskuar katër armë si dhe janë shqiptuar 443 gjoba ndaj kundërvajtësve në trafik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme