Natali Veliaj ka rrëfyer për herë të parë për skandalin e pasaportave

Shtetasja gjermane e dënuar më 8 vjet burgim ka rrëfyer për herë të parë se kush e kishte kontaktuar me telefon për të gjetur lidhje me pronarët e kompanisë austriake – OeSD rreth tenderit.

Në një intervistë ekskluzive për Insajderin, ajo ka treguar se si një biznesmen kishte kërkuar prej saj të lidhej me kompaninë austriake.

Ai ishte Bashkim Shala,  një njëri i afërt me Kadri Veselin. Ai kishte shoqëruar Veselin në fushatën zgjedhore të vitit 2014

Po ashtu, Veliaj ka treguar për ryshfetet që u jepte zyrtarëve të MPB-së dhe shumën që i kishte dhënë biznesmenit Shala.

Ajo ka treguar për një takim në hotel “Prishtina” në Prishtinë me pronarin dhe drejtorin e kompanisë austriake OeSD, me të cilët ishte marrë vesh për përqindjen e ryshfetit.

Velijaj ka zbuluar se si ishte themeluar kompania me qëllim të shpëlarjes së parave.

Ajo e pranon përgjegjësinë e saj, por tregon se EULEX-i nuk ka dashur ta zbulojë rastin deri në fund.

Pjesa e parë e hulumtimit botohet të mërkurën. /Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme