Natë tmerri në Krujë, banori: E mbajtëm vetë zjarrin, plaka thoshte “le të digjem brenda”

Banorët e Krujës kanë kaluar një natë tmerri, ndërsa flakët përfshinë zonat pranë banesave dhe rrezikuan seriozisht jetën dhe pronat e tyre.

Një prej banorëve ka rrëfyer për gazetarin e A2CNN, Igli Çelmeta, orët e vështira të përballjes me zjarrin. Ai tregon se banorët u detyruan të përballonin vetë flakët, ndërsa situata u përkeqësua me afrimin e zjarrit pranë banesave.

Ndër të tjera banori shprehet se në orët e mbrëmjes situata u bë kaotike, ku njerëzit nisën të evakuoheshin dhe u bllokua rruga për mjetet zjarrfikëse.

“Kanë ardhur vetëm sa për të fikur vatrat e vogla, se zjarrin e kemi mbajtur vetë komplet. Kemi qenë tepër të rrezikuar, plaka thoshte nuk dal nga shtëpia le të digjem brenda. Ka qenë një tmerr i paparë. Dolëm nga banesa, nxorëm fëmijët e krejt, me siklet të madh. Erdhi u mbush oborri me çuna që e mbajtëm zjarrin. Zjarrfikësit dhe helikopterët e mbajtën njëherë në kontroll deri nga ora 10:00. Pastaj iu afrua shtëpisë dhe mori komplet pjesa e ullishtes. Doli zjarri rreth e rrotull shtëpisë, mori zjarr magazina e ujësjellësit. Ka qenë kaos i paparë. Krejt lagjia po evakuohej, u bllokua rruga e zjarrfikësesh, ishin njerëzit kush të ikte më parë. Krejt lagjia u tmerrua. Kishin frikë se do shpërthenin kabinat elektrike”, rrëfen ai. (A2 Televizion)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme