NATO: AKS nuk mund të jetë qeveri paralele në Kosovë

Asociacioni i Komunave serbe në Kosovë nuk mund të jetë qeveri paralele dhe as përsëritje e strukturave paralele, pasi në Kosovë Qeveria është në Prishtinë.

Ai po ashtu nuk duhet të themelohet si një organizatë joqeveritare, ndërsa duhet t’i mbrojë interesat serbe, kanë thënë burime në selinë e NATO-s në Bruksel, transmeton Koha.net.

Këto burime, siç përcjell agjencia serbe e lajmeve beta, kanë thënë se Beogradi e Prishtina duhet të ulen sërish në tryezë dhe përfundimisht të gjejnë zgjidhje për pjesën kryesore të Marrëveshjes së Brukselit, e ajo është Asociacioni i Komunave serbe.

“Ne e dimë se ka ardhur një situatë shumë e vështirë dhe se është i nevojshëm përforcimi i ndërmjetësimit të Bashkim Europian sado që kjo situatë e nuk është patejkalueshme… ndërsa ajo që është nënshkruar duhet zbatuar dhe duhet gjetur pajtimi”, citon beta burimet .

“Jemi të vetëdijshëm edhe se problem është se disa aleatë tanë s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por qëllimi është të ecet përpara e të arrihet deri te një lloj njohjeje dhe të mos mbetem gjithmonë dhëmb për dhëmb”, kanë theksuar zyrtarë në Bruksel.

“Negociatorët (Beogradi e Prishtina) duhet të jenë krejtësisht të hapur për të arritur marrëveshjen e pranueshme për të dy palët dhe të kemi diçka që funksionon, gjë që është vështirë dhe kjo do të kërkojë kohë, por është i pamundur qëndrimi në me mos tolerancë të pafundme”, mendohet në NATO.

Agjencia Beta ka pyetur në NATO të sqarohet se si e shohin situatën të cilën “praktikisht nuk ka kthim të serbëve të ndjekur në Kosovë ose se është një numër shumë i vogël i tyre, se të kthyerit kanë qenë viktima të dhunës, se ka kërcënime ndaj serbëve dhe se ekziston frika e madhe te serbët në Kosovë dhe në Serbi se do të përsëritet dhuna e vitit 2004.

Funksionarët e NATO-s, sipas kësaj agjencie, transmeton Koha.net, kanë dashur t’i përcjellin opinionit serb dhe udhëheqjes politike, se ,edhe pse është qëndrim i përgjithshëm i palës serbe se serbët e Kosovës nuk janë mbrojtur, “nuk ka dhunë në jug të Ibrit, se serbët në jug janë të integruar shumë mirë, e serbët në veri janë shumicë e jo pakicë”.

“Për këtë arsye është shumë me rëndësi që ata që e formojnë opinionin publik dhe politikanët t’i bindin serbët në Kosovë se ata janë të sigurt, ashtu siç porosisnin disa prefektë të rinj në veri për dallim nga krerët e vjetër komunalë. Sepse nëse vazhdimisht thoni se nuk jeni të mbrojtur, atëherë krijohet frika, ajo pastaj shtyn në revoltë”, kanë theksuar analistë të NATO-s, transmeton Koha. net.

Zyrtarët e NATO-s kanë thënë se “është e qartë se Asociaicioini/Bashkësia e Komunave serbe nuk mund të jetë përsëritje e strukturave paralele”.

“Sepse nëse dikush në Beograd ose në Serbi mendon se Asociacioni i Komunave serbe mund të jetë pushtet i dytë në veri, duhet ta dijë se në Kosovë ekziston vetëm një pushtet, e ai është në Prishtinë”, është thënë NATO.

Ata në fund kanë theksuar se Asociacioni/Bashkësia e Komunave serbe nuk është ndonjë organizatë joqeveritare por asociacion/bashkësi që do t’i mbrojë interesat e minoritetit serb e jo pushet paralel dhe e për këtë arsye duhet ndaluar edhe derdhjen e parave nga Beogradi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme