Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të mërkurën ka biseduar nëpërmjet telefonit me presidentin Hahsim Thaçin, dhe me kryeministrin Isa Mustafa, të cilëve ua ka shprehur shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s në lidhje me propozimin e fundit për të transformuar FSK-në në forcë të armatosur, pa ndryshim kushtetues.
Deklarata publike referuar këtij komunikimi, përmban një fjali që ka shkaktuar frustrim të madh në Kosovë.
Në fakt, bëhet fjalë për citim të gabueshëm të sekretarit të NATO-s nga ana e hartuesit të deklaratës për shtyp, kanë thënë burime të gazetës “Koha Ditore” brenda NATO-s.