Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, edhe formalisht i është ndaluar që të garojë në zgjedhjet presidenciale në vitin e ardhshëm.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se Navalny është i papërshtatshëm për shkak të dyshimeve për korrupsion. Këto dyshime Navalny i ka quajtur politikisht të motivuara, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Ai u ka bërë thirrje mbështetësve të tij pas këtij vendimi që të bojkotojnë zgjedhjet e marsit.
Navalny është thënë se ka qenë kandidati me shansin më të madh që do ta sfidonte presidentin e tanishëm Vladimir Putin.