Navalny u bën thirrje rusëve të protestojnë kundër luftës në Ukrainë

Lideri opozitar i arrestuar Alexei Navalny u bëri thirrje rusëve dhe bjellorusëve të protestojnë kundër luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Putini i shpalli luftë Ukrainës dhe po përpiqet t’i bëjë të gjithë të mendojnë se Ukraina u sulmua nga Rusia, domethënë nga të gjithë ne. Por, kjo nuk është e drejtë. Duhet t’iu tregojmë që nuk e mbështesim luftën. U bëjmë thirrje rusëve të tregojnë mosbindje civile, të mos heshtin. Të protestojnë kundër luftës. Ne, Rusia duam të bëhemi një komb i paqës. Shumë pak njerëz do të në thërrasin kështu tani e tutje. Por, të paktën nuk do të bëhemi një komb i frikësuar që i heshtë njerëzit. Nuk mundem, nuk dua dhe nuk do të qëndrojë i heshtur përpara sulmeve të pseudohistorikëve të pakuptimtë për ngjarje që kanë ndodhur afro 100 vjet më parë dhe që u bë një arsye që rusët t’i vrasin ukrainasit dhe ata në vetmbrojtje t’i vrasin rusët. Është shekulli i 21-të dhe ne lexojmë lajme se si njerëzit digjen në tanke dhe si bombardohen shtëpitë. Shikojmë në lajme kërcënime rreth fillimit të një lufte nukleare. E inkurajoj çdokë të dal dhe të luftojë për paqe. Putini nuk është Rusia dhe nëse ka diçka që quhet Rusi, janë ata njerëz që u arrestuan pasi dolën në protesta duke thënë “Jo luftë”, ka shkruar Navalny.

Grupi OVD-Info, i cili monitoron protestat dhe arrestimet në Rusi, tha se 6006 njerëz janë arrestuar deri më tani të cilët protestuan kundër luftës që kur Rusia pushtoi Ukrainën./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme