Drejtori i Antikrimit në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti dhe Drejtori i Përgjithshëm, Shpend Maxhuni ishin pajisur ma pasaporta të Republikës së Shqipërisë. Vendimin e kishte marrë Bujar Nishani, më 12 korrik të këtij viti.
Nazim Sahiti, Drejtor i Antikrimit në Policinë e Kosovës ishte pajisur me pasaportë të Republikës së Shqipërisë, në korrik të këtij viti. Bashkë me Sahitin, pasaportë shqiptare kishte marrë edhe drejtori i përgjithshëm, Shpend Maxhuni.
Në të njëjtin dekret, me pasaportë ishte pajisur edhe Hajredin Kuçi, Nënkryetar i PDK’së.
Dekretin e kishte nënshkruar Presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe mbante numrin 10567.
Pasaporta të Shqipërisë kanë edhe një numër i politikanëve të Kosovës. Atyre u mundësohet lëvizja e lirë pasi Shqipëria nuk e ka regjimin e vizave.
Deri tash, emri i Nazim Sahitit nuk ka qenë i njohur. Sot, Drejtori i Valës, Agron Mustafa e akuzoi Sahitin se e ka sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës.
Sahiti e ka mohuar dhe ka thënë se një akuzë e tillë është gënjeshtër.