Ndahet nga jeta në moshën 79 vjeçare Tanush Mulleti, ish-kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve dhe Burgosurve të Shqipërisë

Ish-kryetari Shoqatës së të Përndjekurve dhe Burgosurve të Shqipërisë, Tanush Mulleti është ndarë nga jeta, në moshën 79-vjeçare.


Lajmin e vdekjes së Mulletit, e ka dhënë djali i tij Niuton Mulleti, përmes një postimi në Facebook, ku bën dhe me dije se ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e martë në orën 14:00 në varrezat e Tufinës, Tiranë.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi”.

Me hidhërim të thellë, ju njoftoj që babai im Tanush Haki Mulleti ndërroi jetë sot.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet ditën e martë, më 21 maj 2024, ora 14:00, në varrezat e Tufinës, Tiranë.

Pritjet bëhen tek Shtëpia Funerale “ALBA 2000”, rruga e Dibrës, Nr. 302 (pranë Medresesë), Tiranë.

Qofsh i xhenetit zemra ime!”, shkruan ai.

Kujtojmë se Tanush Mulleti ka shërbyer në disa detyra e funksione te larta shteterore mes tyre dhe si Drejtor i Burgut 313 ne Tiranë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme