Të punësuarve në ministritë u është ndaluar të bisedojnë me gazetarët, madje edhe për temat më banale jo-politike.
Në pritje të zgjidhjes së krizës të tejzgjatur dhe formimit të qeverisë së re, në Kumanovë në disa ministri, të punësuarve u është ndaluar të japin informacione zytare për gazetarët për media të cilat nuk janë pro-qeveritare.
Kështu psh, ekspertëve jo vetëm që u ndalohet të tregojnë edhe numra, por edhe të bisedojnë për tema të cilat lidhen me disa çështje të veçanta, që gjithsesi janë pjesë e punës së tyre të përditshme. Në disa raste, ashtu siç thonë të punësuarit, kufizohen të punojnë edhe me qytetarët, por të frikësuar nga pasojat, presioni madje edhe kërcënimi për humbjen e vendit të punës, ata nuk mund të deklarohen publikisht, shkruan REL.