Nga ora 17:00 ndalohet drejtimi i automjeteve të rënda (TVM) në rrugën Ohër – Manastir, te Qafa e Bukovës. Shkak për këtë masë janë kushtet e pafavorshme të motit, ku përfshihen reshjet e borës dhe rrëshqitjet e rrugëve, gjë që krijon rrezik sigurinë e trafikut.
Drejtuesve të TMV-ve u bëhet thirrje që të shmangin këtë rrugë dhe të ndjekin të gjitha udhëzimet dhe paralajmërimet e qarkullimit. Të gjitha automjetet e tjera do të vazhdojnë qarkullimin pa kufizime, ndërsa shërbimet kompetente po punojnë në mënyrë aktive në mirëmbajtjen e rrugëve dhe pastrimin e borës.