Nga sot në ora 07:00 do të vendoset ndalim qarkullimi për automjetet e rënda në qafën e Gjavatos, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Nga atje kujtojnë se ndalimi i qarkullimit të mjeteve të rënda në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit është ende aktiv.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.