Ndalohen dy femra në Gostivar, mashtruan disa persona për viza në Gjermani

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se ka privuar nga liria dy vajza të cilat dyshohen se kanë mashtruar disa persona duke u premtuar viza pune për në gjermani në këmbim të një shume të caktuar të hollash.

“Zyrtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (20-mars) rreth orës 14:15 e kanë privuar nga liria 41-vjeçaren A.A. nga Tetova dhe 26-vjeçaren F.B. nga Sërmnova e Gostivarit. Tetovarja, e cila kishte qëndruar tek F.B në Gostivar, dyshohet se ka kryer më shumë se 5 mashtrime vitin e kaluar dhe këtë vit në zonën e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit, duke u premtuar rrejshëm të mashtruarve se do t’u siguronte viza pune për Gjermani, dhe për këtë gjë ajo kishte kërkuar dhe marrë një kompensim në të holla. Të dyja janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër AA. do të përgatitet parashtresë sipas nenit 247 të Kodit Penal”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme