Dogana e Kosovës ka sekuestruar të dielën rreth 300 kilogramë eksploziv në pikëkalimin kufitar të Vermicës. Mjeti i ndaluar, një furgon i cili ishte përzgjedhur për kontroll të detajuar në kuadër të bashkëpunimit me Policinë Kufitare, fillimisht kishte deklaruar se nuk mbante mallra për t’u raportuar.- Advertisement –
Sipas njoftimit të Doganës, gjatë ekzaminimit në vijën e dytë janë zbuluar thasë dhe pako të mbushura me eksploziv, me peshë të përgjithshme rreth 300 kilogramë. Materiali i rrezikshëm ishte fshehur në bagazhin e automjetit dhe ishte kamufluar me pajisje peshkimi.
© SYRI.net



