Ministria për Punë të Brendshme njofton se ka ndalur një 41 vjeçar nga Shkupi, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme është kapur duke transportuar disa emigrantë.
Sipas MPB-së gjatë kontrollit në kamionin “Scania” me targa të Sveti Nikollës me drejtues shtetasin A.D., janë gjetur 63 emigrantë, nga të cilët 55 meshkuj, gjashtë femra dhe dy të mitur.
Pas udhëzimeve të prokurorit publik, A.D. është ndaluar në një stacion policor, ndërsa migrantët janë vendosur në qendrën transitore në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët kallëzimi përkatës.