Ixhet Memeti, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë është ndaluar, ai ishte edhe ish-Avokat i Popullit i cili ka shërbyer nga dhjetori i vitit 2004 deri në vitin 2020, raporton jo zyrtarisht TV Telma.
Dyshohet se Memeti, së bashku me Nake Gorgiev, kanë pasur ndikim duke keqpërdorur pozitën e nënkryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë në rastin e kërkesës për ryshfet për rrethana lehtësuese ndaj ish-kryetarin i cili ndodhet në paraburgim, Boro Petrushevski.
Pritet konfirmimi nga MPB-ja.
Sipas informacioneve të TV Telma, gjyqtari Gorgiev është nën hetim për shkak të dyshimit për ryshfet dhe mito. Për momentin po zhvillohen aktivitete lidhur me imunitetin gjyqësor. Për imunitetin e gjykatësve është përgjegjës Këshilli Gjyqësor dhe në rastin e hetimeve të gjyqtarëve të gjitha masat e kërkuara nga organet kompetente hetimore duhet të miratohen nga Këshilli Gjyqësor, i cili duhet të njoftohet për këtë.