Ndalohet një 56-vjeçar në Shkup, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit

Mbrëmë në komunën e Aerodromit, zyrtarët policorë kanë arrestuar 56 vjeçarin N.A. nga Shkupi, i cili paraprakisht në rrugën “Vladimir Komarov” me automjetin “Subaru” ka goditur një veturë të parkuar “Volkswagen Golf”.

Gjatë marrjes së masave në lidhje me aksidentin rrugor, u përcaktua se ai po drejtonte makinën nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht niveli i alkoolit në gjak i është matur 2.57 promil.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme