Ndalohet një person për falsifikim parash, i sekuestrohen rreth 40 mijë euro

Prokuroria Themelore e Pejës njofton se mbrëmë është arrestuar nga Policia e Kosovës i dyshuari I.S., për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”.
“Prokurori kujdestar i Departamentit për Krimeve të Rënda, ka marr aktvendim që i dyshuari I.S të mbahet në ndalim 48 orësh, dhe të njëjtit i janë sekuestruar rreth 40 (dyzet) mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, dhe një veturë e tipit “Volkswagen””, shkruhet në komunikatën e dërguar nga kjo Prokurori.

Ndaj të dyshuarit, Prokuroria Themelore e Pejës sot do marr aktvendim për fillimin e hetimeve dhe njëkohësisht brenda afatit ligjor do parashtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore e Pejës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme