Ministria për Punë të Brendshme (MPB)njofton se dje (20.05.2025), në orën 08:20, në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, oficerët e policisë arrestuan 47 vjeçarin C.Z. shtetas të Hungarisë.
“Gjatë një kontrollit kufitar dhe inspektimi të automjetit me targa kombëtare hungareze që ai po drejtonte, u gjet dhe u konfiskua marihuanë sipër xhamit të përparmë në tapiceri. Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës kreu inspektim, dhe droga u sekuestrua për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në konsultim me një prokuror publik, kundër personit do të ngritët akuz përkatëse”, thonë nga MPB.