Ndalohet një shtetas serb për kalim ilegal të kufirit Serbi-Kosovë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kalimit ilegal të kufirit, ku një person mashkull shtetas i Serbisë përmes rrugëve ilegale me veturën tij ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë.

Nga Pk-ja  është bërë e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe se i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

‘‘KALIM ILEGAL I KUFIRIT

Fsh. Rogoqicë, Kamenicë 03.03.2025 – 19:40.  Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë i cili përmes rrugëve ilegale me veturën tij ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar PK-ja. /GazetaExpress

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme