Ndarja e Mitrovicës zë vendin e parë në listën e 10 problemeve të Kosovës

Mësimdhënësi, Sadik Boletini, assesi nuk pajtohet me faktin që qyteti i Mitrovicës është ndarë në dy pjesë.

Ai ishte rritur në Boletin, fshat në Komunën e Zveçanit. Thotë se ende shkon atje, por mungon siguria, në momentin që kalojnë urën mbi Ibër, raporton KTV.

Pikërisht ndarjen e Mitrovicës, Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë, e ka vendosur të parën në problemet e Kosovës.

Në një aktivitet simbolik, ata kanë vendosur një pankartë në sheshin “Mehë Uka” me problemet që përcollën shtetin e Kosovës në dekadën e parë.

Probleme të tjera të renditura në këtë listë, janë edhe korrupsioni, mungesa e ushtrisë sistem gjyqësor i kapur e shëndetësia e dobët.

Gjithashtu, aty është gjendur edhe problemi i papunësisë, dhe fakti që Mitrovica ka numrin më të madh të banorëve që janë pjesë e skemave sociale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme