Ndarja nga jeta e aktorit të njohur, Rama mesazh ngushëllimi për Mirush Kabashin

Kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi.


Ky i fundit humbi jetën pas një beteje me një sëmundje, në moshën 75-vjeçare.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama ka postuar një foto të Kabashit, teksa shkuan “LAMTUMIRË MIRUSH”.

Mirush Kabashi u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të së martës (5 dhjetor). Lajmi i trishtë u dha nga familjarët, në faqen zyrtare në Facebook të artistit të ndjerë.

Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesënate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!”, shkruhet në postimin në rrjetin social

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme