Për ndarjen nga jeta të Tanush Mulltetit ka reaguar President i Unionit Mbarëkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Besim Ndergjoni.
Ai shkruan se është tronditur nga lajmi i vdekjes së Mulltetit, ndërsa thekson se sot u shua një ikonë e Tiranës, një intelektual e antikomunist.
Ndregjoni shprehet se “do t’i mungoi historisë së të vërtetës së krimeve të komunizmit”.
Reagimi:
Me tronditje te thelle dhe te jashtezakonshme Ju njoftojme se sot u nda nga jeta intelektuali antikomuniste, fisniku tiranas, pinjolli i familjes se madhe te Mulleteve i biri i Haki Mulletit, nipi i Qazim Mulletit i internuri politike Tanush Mulleti ! Na la një intelektual, antikomunist, nje pinjoll i nje familje fisnike Tiranase, nje atdhetar qe do te i mungoi shume Tiranes, ne antikomunisteve, do ti mungoi historise se te vertetes te krimeve te komunizmit! U shua nje ikone e Tiranes! Zoti e pranofte ne xhenet, qofte i lehte dheu i Tiranes per Tanushin tone te dashur, e trashigofshin djali, vajza, niperit e mbesat virtutet e larta ketij tiranasi te lavdishem.
Me perunjesi
Besim Ndregjoni
President i Unionit Mbarkombetar Integrimit te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike te Shqiperise!