Ndarja nga jeta i Skënder Halucit, ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi: Ishim shokë për më shumë se tri dekada! Më rëndon mendimi sesa shumë e shtymë drekën tonë

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka reaguar për ndarjen e papritur nga jeta të ish-kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, në moshën 64-vjeçare.

Në një reagim në rrjetet sociale, Halimi shprehet i tronditur nga lajmi, ndërsa kujton njohjen dhe miqësinë e gjatë me Halucin, duke thënë se e kishte njohur rreth 35 vite më parë në Fakultetin e Drejtësisë.

Halimi tregon se Haluci i kishte rrëfyer gjatë viteve të universitetit për dënimin me vdekje që kishte marrë gjatë regjimit komunist, nën akuzën për një atentat të pretenduar ndaj Ramiz Alisë.

Sipas tij, kjo histori i kishte afruar edhe më shumë dhe miqësia mes tyre kishte zgjatur për më shumë se tri dekada.

“Sot më rëndon mendimi se sa herë e shtymë atë drekën tonë. I shtyjmë takimet me miqtë dhe shokët, me bindjen se kemi kohë: jo sot, nesër; jo këtë javë, javën tjetër, jo në gusht por në shtator! Derisa vjen një ditë si kjo dhe kupton se koha nuk na është premtuar, nuk e kemi në dorë. Se disa takime, po i shtymë gjatë, mbeten përgjithmonë pa u bërë.”, shkruan ai.

Reagimi i plotë:

I pabesueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Skënder Halucit, njeriut që regjimi komunist e kishte dënuar me vdekje!

Na bashkoi Fakulteti i Drejtësisë, 35 vjet më parë. Na afruan padyshim pikëpamjet tona politike, historitë familjare, por mbi të gjitha na lidhi një shoqëri e gjatë.

Kur, në fakultet, më tregoi për herë të parë se regjimi komunist e kishte dënuar me vdekje, nën akuzën për një atentat ndaj Ramiz Alisë, pothuajse nuk e besova. Ishte një histori që dukej e pabesueshme për ne që sapo po njiheshim. Prej asaj kohe u bëmë shokë dhe mbetëm të tillë për më shumë se tri dekada.

Sot më rëndon mendimi se sa herë e shtymë atë drekën tonë. I shtyjmë takimet me miqtë dhe shokët, me bindjen se kemi kohë: jo sot, nesër; jo këtë javë, javën tjetër, jo në gusht por në shtator! Derisa vjen një ditë si kjo dhe kupton se koha nuk na është premtuar, nuk e kemi në dorë. Se disa takime, po i shtymë gjatë, mbeten përgjithmonë pa u bërë.

Lamtumirë, miku im Skënder.

U prehsh në paqe!

The post Ndarja nga jeta i Skënder Halucit, ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi: Ishim shokë për më shumë se tri dekada! Më rëndon mendimi sesa shumë e shtymë drekën tonë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme