Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, Lubonja: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

Analisti dhe publicisti Fatos Lubonja ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve që po bëhen në ish-burgun famëkeq të Spaçit, duke i cilësuar ato si një shkatërrim i kujtesës kolektive dhe historike të shqiptarëve.


I ftuar në “News 24”, Lubonja theksoi se ish-burgu i Spaçit duhet të kthehej në një muze të së kaluarës komuniste, si dëshmi për brezat e rinj dhe për të nderuar vuajtjet e të burgosurve politikë, e jo të shfrytëzohet për qëllime komerciale apo filmike.

Sipas Lubonjës, aktualisht në zonë ndodhet një kompani turke që po kryen punime, ndërkohë që mungon transparenca mbi projektet që po realizohen dhe mbi qëllimin përfundimtar të këtyre ndërhyrjeve.

Fatos Lubonja: Jam takuar herët me rrënimin e Spaçit dhe ngjyra e bardhë më ka dhënë goditjen e parë. Ishte prishur një pjesë e kampit dhe në vend të barakave ku u transferuam ne në vitin 83, pashë një gjë si plastike si zyrë, kishin ardhur për të bërë investime në minierën e Spaçit një kompani kanadeze. Aty ka një fabrikë të madhe tani, ca turq, që shkatërron gjithë atë peizazhin ë duhej ruajtur, vendi i vuajtjes së të burgosurve. Duhej të ishte një vend i qetë.

Aty kalojnë kamionët që nxjerrin materialin. Gjithnjë është një vuajtje. Tani është një lloj tjetër. Shkatërrimi duke prishur është një gjë, tani bëjnë rindërtimin duke shkatërruar ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha. Jo vetëm periudha e komunizmit. Është një ndjenjë e keqe, e prishjes së kujtesës. Këtu u fol për një film. Nuk e kam me ndjenjë inati, por do argumentoja pse nuk duhet bërë kjo që kanë dashur të bëjnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme