Ndërlikohet puna e Këshillit Gjyqësor

Adrian Kerimi

Ish kryetarja e Këshillit Gjyqësor dhe anëtarja aktuale, Vesna Dameva për të cilën ditë më parë Gjykata Administrative vendosi se duhet të kthehet ne vendin e kryetares së këshillit, sot nuk komentoi vendimin pasi që të njëjtin akoma nuk e ka pranuar. Derisa vendimi të pranohet në formë të shkruar, nuk dihet nëse padia e saj është pranuar si e plotë apo gjykata ka sjell vendim të ndarë mbi vendimin e këshillit dhe mbi mënyrën e votimit.

“Në këtë moment nuk mund të prononcohem mbi aktvendimin e Gjykatës Administrative sepse akoma nuk e kam pranuar të njëjtën. Informacionin se është marr një vendim i tillë dje e kam mësuar nga mediat” tha Dameva për Alsat.

Një përgjigje të njëjtë kishte edhe Këshilli Gjyqësor. Nga ky organ thonë se pasi ta pranojnë aktgjykimin, do të veprojnë në përputhje me udhëzimet e Gjykatës Administrative.

“Këshilli do të vepron varësisht nga përmbajtja e aktgjykimit të Gjykatës Administrative në afatet e parapara me ligj. Ndaj vendimit gjyqësor askush nuk ka të drejtë ankese”, thuhet në përgjigjen e Këshilli Gjyqësor.

Pas vendimit të Administrative, VMRO-DPMNE-ja kërkon dorëheqjen kolektive të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, duke i cilësuar si të padenjët për të qëndruar më në ato pozita.

“Të kishin një gram dinjitet anëtarët e Këshillit Gjyqësor do të jepnin dorëheqjen që dje. Kjo nuk ka fund. Lojëra të ngjashme po bëhen edhe ndaj Gjykatës Supreme, kërcënime për shkarkim të cilat sjellin pasiguri tek qytetarët dhe alarm për faktorin ndërkombëtar. Kurrë nuk ka qenë më keq se kaq. Kaosi në sistemin gjyqësor është rezultat i qeverisjes BDI-LSDM, rezultat i politikave hakmarrëse dhe përpilimit të ligjeve në shtabet partiake me diktat të kriminelëve”, theksoi Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Më 26 prill të këtij viti, në seancën kur po pritej të flitej për përgjegjësinë e mundshme të gjykatësit që e ndihmoi shpëtimin e Sasho Mijallkovin nga akuzat duke i ruajtur lëndët në sirtarë, Këshilli Gjyqësor në formë puçi shkarko Vesna Damevan nga pozita. Nënkryetari i këshillit, Selim Ademi aso kohe morri drejtimin e seancës në prezencë të Damevas, ndërsa shkarkimi i saj u bë vetëm nga 7 anëtarë edhe pse ligji parashikon se për emërimin dhe shkarkimin e kreut të këshillit nevojiten të paktën 8 vota. Këshilli e shkarkoi Damevan për shkak të mos shpalosjes së letrës së ambasadores Angela Aggeler, por Dameva kishte deklaruar se shkarkimi i saj ka prapavijë politike dhe se individë të caktuar me shkarkimin e saj kanë arritur qëllimet e dëshiruara./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme