Një pjesë e banorëve të Komunës së Butelit sot do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektroenergjetik.
Sipas njoftimit të EVN-së, nga ora 08:00 deri në 10:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Boca Ivanova”, si dhe magazina e EVN-së dhe objekti i autoservisit “Don”.
Nga ora 10:00 deri në 12:00, ndërprerje të energjisë do të ketë për banorët e rrugëve “Dushko Popoviq”, “Tome Pure” dhe “Boca Ivanova”.
Ndërkaq, nga ora 12:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e rrugëve “Aleksandar Turunxhiev” dhe “Rokomija”.
The post Ndërprerje të energjisë eletrike në Butel appeared first on Alsat.



