Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se është ndërprerë pragu i alarmit për ndotje ekstreme me grimcat PM10 në Strumicë.

“Sipas të dhënave nga SSHAMCA- së më 9.01.2025, koncentrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmimit prej 150 mg/m3, ndërsa në Strumicë është ndërprerë episodi prej dy ditësh radhazi i tejkalimit të pragut të alarmimit për PM10″, thuhet në njoftim.

Për shkak të tejkalimit të kufirit të alarmit për grimca të pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra, tejkalim i vlerës prej 150 mikrogramë për metër kub për dy ditë radhazi, dy ditë më parë në Strumicë janë vendosur masa në rast të tejkalimit të pragut të alarmit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme