Seanca gjyqësore ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes, ka shkuar në pauzë të drekës pas përfundimit të rrëfimit të dëshmitarit të rastit Remzi Zogiait, i cili u prezantua si taksist, raporton Gazeta Blic.
Më poshtë mund të gjeni dëshmin e plotë të Remzi Zogiani dëshmitar në rastin e aktivistëve të Vetëvendosjes.
“Unë punoj si taksist që gjashtë vite në Prishtinë, tek hoteli Swis Diamond.
7-15 deri në 20 klientë i kemi gjatë ditës, varet nga rrethanat. Evidencë mbaj vetëm me çmimet, relacione jo. Nuk më kujtohet koha kur me ka marrë në pyetje policia. Policia me ka kontaktuar në telefon dhe ka kërkuar që të lajmërohem në stacionin 92 në qendër dhe me ka kërkuar që të shkojë me veturën taksi që e vozisë. Policia me ka thënë dy tri ditë me parë cilën vajzë e ke transportuar.
Unë ju thash jo, nuk mund ta di se kam shumë klient.
Në bazë të një video të cilën ma prezantoi policia shihje se ajo ka hipur ne veturën time por unë nuk e kam parë fryrën e saj. Policia me ka informuar se vajza qe po e transportoja ishte duke ngrënë kifle dhe aty mu kujtua se e kisha transportuar atë. Policia me tha se ishim duke e hetuar atë femër se ka lëshuar 50 euro fals në Qebaptore Shabani. Atë femër e kam transportuar nga Swiss Diamond deri në Breg të Diellit pran banesave të tregtisë. Kur me janë prezantuar fotografitë nga ana e policisë për të treguar se kush ka qenë vajza që e kam transportuar unë kam supozuar se mund të jetë njëra nga ato që më janë prezantuar në foto e cila kishte qenë e re në moshe. Deklaratë në polici kam dhënë një herë ndërsa fotot për t’i shikuar me kanë ftuar tri herë.
Ndërsa, Seanca gjyqësore vazhdon ne orën 13:30./GazetaBlic.com/