Ndërpritet shitja e biletave për linjën Shkup-Sofje-Shkup?!

 

Sipas portalit të lajmeve të trafikut ajror “Exyuaviation.com”, aviokompania bullgare “GullivAIR” ka ndaluar shitjen e biletave në linjën Sofje-Shkup, pas 21 majit.

Faqja e internetit e biletave të “GullivAir” në internet thotë se fluturimet e 21 majit tashmë janë shitur. Kjo është e pazakontë, pasi që nga aktivizimit i fluturimeve në muajin mars, interesimi për linjën Sofje-Shkup-Sofje ka qenë shumë i ulët.

 

Nuk ka asnjë shpjegim nga kompania ajrore bullgare, e cila në të njëjtën kohë ka ndërprerë shitjen e biletave për linjën drejt Tiranës (nga 14 maji), kështu që nuk është e qartë nëse linja, të cilën kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe homolgu Ii tij nga Maqedonia, Dimitar Kovaçevski, e kishin paralajmëruar si një hap i madh drejt afrimit mes dy vendeve. Shkupi dhe Tirana ishin të vetmet destinacione të huaja të “GullivAir”.

Fluturimin Sofje-Shkup, kompania e ka realizuar me aeroplani ATR 72-600, me kapacitet prej 65 ulësesh, ndërsa fluturimet janë realizuar gjatë ditës së hënë dhe të shtunën, në orën 5 të mëngjesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme