Ndërroi jetë pas 12 ditësh në koma/ Plagosja e rëndë në kantier i merr jetën 58-vjeçarit, familjarët: E intubuan pas 7 orësh!


Petrit Alkollari, 58 vjeç, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh në gjendje kome, si pasojë e një aksidenti të rëndë në kantierin ndërtimor në Paskuqan, më 27 korrik.

Ai pësoi dëmtime të rënda në kokë, duke u futur menjëherë në reanimacion.

Sipas familjarëve, Alkollari u intubua 7 orë pas mbërritjes në spital, ndërsa ndërrimi i jetës ndodhi mbrëmjen e djeshme. Ai u varros sot.

Policia ka arrestuar inxhinierin e kantierit, Agim Spahiu, 56 vjeç, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, ndërsa hetimet pritet të thellohen për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete për këtë tragjedi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme