Njëri nga të plagosurit në aksidentin e trafikut, që ndodhi më 25 gusht në Rr. Konferenca e Bujanit, në Pejë, rreth orës 20, nuk ia ka dalë të përballojë plagët. Policia e Kosovës bën të ditur se ai ka ndërruar jetë mbrëmë.
Ai ishte dërguar me plagë të rënda për shërim në QKUK, por me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ia doli mbanë, transmeton Koha.net.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari për shkaktimin e aksidentit, mashkull, K-shqiptar, dërgohet në mbajtje.