Erjon Bushi, i dënuar me burgim të përjetshëm, ndërroi sot jetë në spitalin e burgut në Tiranë.
38-vjeçari ishte dënuar për rrëmbimin dhe vrasjen e një taksisti.
Bushi e vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, por ai ishte ndier keq dhe ishte transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të burgut në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Sipas Drejtorisë së Burgjeve, Erjon Bushi u nda nga jeta pasi pësoi një atak kardiak.