Reshjet e shiut, bubullimat, ndërsa në disa lokacione edhe në formë të motit të keq të shoqëruara me erë të fuqishme deri mbi 70 kilometra në orë kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut pasditen e së sotme, shkruan Alsat.
Nga Enti Hidrometeorologjik, thonë se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe të shtunën, ndërsa në disa vende do të ketë reshje rreth 40 litra në metër katrorë. Reshjet e kohëpaskoheshme do të jenë të rrëmbyeshme të shoqëruara me erë të fortë.
Mot i ngjashëm edhe të dielën.
Stuhia ka përfshirë edhe vendet e rajonit.
Shqipëria këtë mesditë është prekur nga Kiaran, ku si pasojë e reshjeve të dendura është bllokuar qarkullimi në disa akse rrugore, ndërkohë që uji ka hyrë në disa banesa dhe biznese. / Alsat.mk