Historiani nga Shkupi, Fati Iseni ka reaguar pas informacioneve për ndërtimin e një kryqi të lartë mbi 60 metra në një lagje të kryeqytetit.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Isenit.
Me shkas: Ndërtimi i kryqit gjigant 63.5 m. në Draçevë!
Z. Sela, z. Taravari, z. Kasami…nuk dua ta politizoj apo të provokoj opozitën shqiptare. Por si vendoset të bashkëpunoni me partinë e cila ka të njëjtën mendësi si Gruevski. Duke qenë vetëm në pushtet lokal, të cilin në Shkup e fituan me ndihmën tuaj dhe tani vazhdojnë ku e la Gruevski dhe investojnë në provokime dhe prishje të marrëdhënieve në mes të bashkësive etnike dhe fetare në vend. Paramendoni nëse vin në pushtet. Fundja edhe nëse nuk kishit bashkëpunim, ju si opozitë duhej të reagonit që nga dita e djeshme dhe jo të prisni reagimin e popullatës nëpër rrejete sociale. Këtu nuk përjashtohen qeveria dhe faktori ndërkombëtar të cilët kanë të drejtë të ndërhynë në interes të ruajtjes së paqes dhe qetësisë në vend.
Nuk është askush kundër ndërtimit të objekteve fetare që do t’i shërbejnë besimtarëve, por jo këtij lloji të provokimit.
Ju kujtoj se në vitin 2011, siç e din opinioni, iniciativa për ndërtimin e një kryqi të tillë në Manastirin Pelenice mbi Batincë u tërhoq. Nuk ishin të lehta negociatat për të dy palët meqë presioni ishte i lartë, por në mënyrë shumë racionale u menaxhua dhe një provokim i tillë u evitua. Nuk dëshiroj të përmendi emra nga asnjëra palë, duke dashur që të mos fus në siklet asnjë personalitet që kontriboi atëherë, mirëpo situata ishte shumë më e rëndë se sa tani.
Askush nuk është kundër objekteve fetare të cilitdo konfesion, por kjo mënyrë e ngritjes së kryqave me dimensione të larta në vende të caktuara besoj se nuk kontribon në integrim dhe përmirësim të marrëdhënieve ndërkulturore në këtë shtet multikulturor.
Falë ish kryeministrit në arrati, sot në Shkup qëndron Skenderbeu, Shqiponja, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Adem Jashari, Azam Marana etj. Prandaj nëse këto provokime vazhdojnë, atëhere mos të krijohet tension kur do të ketë edhe një valë të re të ngritjes së monumenteve me karakter nacional dhe fetar të etnive tjera në vend.
Në Draçevë gati 40 vjet kërkohet të ndërtohet xhami (faltore) dhe e njëjta nuk lehojet, ndërsa tani kujt do t’i shërbej ky kryq me keto dimensione të larta në një kodrinë mbi fshat.
Nëse fillon ndërtimi i xhamisë në Draçevë, a do të kishte mbështetje nga komuna e Kisella Vodës?
Besoj se komuna e Studeniçanit dhe ajo e Kisella Vodës urgjentisht duhet të ndërmarrin veprime për të evituar këtë provokim. Komunat përkatëse janë të bllokut opozitar dhe janë në bashkëpunim të vazhdueshëm për të ardhur në pushtet siç e din opinioni, prandaj duhet të ulen urgjentisht për këtë çështje, ka shkruar Iseni.