“Ndërtimi shtetit të së drejtës t’i eliminojë grupet kriminale vendore e ndërkombëtare”

E shtune, 29 Tetor 2016  –  Sakte.net

Për komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, UÇK ka përfunduar misionin me sukses në 1999.

Ai ka thënë se vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak të UÇK-së, sot gëzojmë lirinë.

“Tjerat vijnë pas si mbështetje e kohës… Askush s’do të duhej të përdorte shkronjat UÇK-UÇK, apo kohën e lavdisë. Thurja e lëvdatave apo hetimet mbi atë se çfarë ka ndodhur para 18 vitesh, nuk mundet të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar Remi në Facebook.

“Vazhdimisht sfidohemi nga krimet ekonomike, korrupsioni, nepotizmi dhe mafiat përtej kufijve kombëtar…”, ka shtuar më pas.

Sipas Remit, hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t’i eliminojë grupet vendore apo edhe ato ndërkombëtare të natyrës kriminale.

“Ne duhet të ndërtojmë shtetin e suksesit duke mos justifikuar mospunën dhe dështimet tona me kohët e vjetra si ajo e okupimit, organizimit të luftës apo edhe lëvizjeve politike klandestine. Ecja e drejtë shtetit të suksesshëm, mund të bëhet”, ka shkruar Remi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme