Ndërtohet mur afër urës së Ibrit, reagon Qeveria e Kosovës

Muri i ndërtuar afër urës së Ibrit në Mitrovicë, ka shtyrë ministren për Dialog, Edita Tahiri, mbajë takim urgjent me Grupin punues qeveritar për Marrëveshjen e Brukselit, raporton Arta TV.

Ministrja Tahiri theksoi se ngritja e këtij muri është në mënyrë ilegale dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit. Ajo kërkoi masa nga qeveria për të ndaluar këtë ndërtim ilegal.

Përfaqësuesit e institucioneve në këtë takim raportuan se që sot në mëngjes janë marrë masat e para, Policia e Kosovës ka inspektuar lokacionin ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka dërguar inspektorët e urbanizmit në terren për të inspektuar zhvillimet, dhe raporti zyrtar pritet gjatë ditës.

Në takim u pajtuan për të ndaluar menjëherë ndërtimin e këtij muri dhe anulimin e çdo veprimi të mëtejshëm që bie ndesh me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme