Një 74-vjeçar është djegur aksidentalisht teksa kishte ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij, në lagjen “Partizani” në Vlorë.
Policia bënë me dije se shtetasi me inicialet V. H., 74 vjeç, ndodhet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Njoftimi i policisë
Sot, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi V. H., 74 vjeç, i cili dyshohet se është djegur aksidentalisht, nga zjarri që ai ka ndezur në oborrin e banesës së tij, në lagjen “Partizani”. 74-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.