NDI: Alsat në vend të dytë në Maqedoni për informimin e qytetarëve

Sondazhi i realizuar nga “Instituti Nacional Demokratik” Amerikan për punën e qeverisë, proceset euroatlantike, besimin e partive politike, përfshirë edhe besimin e qytetarëve mbi punën e mediave, e ka nxjerr televizionin Alsat të dytin në nivel të vendit sa i përket informimit.

Në pyetjet se nga informoheni lidhur me zhvillimet e përgjithshme në vend dhe me gjerë, anketa e ka nxjerrë televizionin Alsat të dytin me 19 për qind, pas televizionit Sitel me 35 për qind. Pas Sitelit dhe Alsatit radhitet Kanal 5 me 16 për qind dhe më pas Telma dhe Alfa me nga 8 për qind.

Sa i përket qytetarëve të papërcaktuar, anketa në vend të parë nxjerr televizionin Alsat me 28 për qind, në vend të dytë radhitet Siteli me 27 për qind kurse Alfa në vend të tretë me 8 për qind. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme