Ndihen efektet e para të luftës së Ukrainës në Shqipëri, bizneseve u bllokohen eksportet në kufi

Pushtimi rus i Ukrainës ka sjellë efektet e para tek bizneset në vendin tonë. Dhjetëra kamionë që do udhëtonin drejt këtij shteti për të eksportuar mallra janë bllokuar në pikat kufitare të Ukrainës.


Fermeri nga Djaçi i Shkodrës, Ernest Lukaj tha se ka nisur kamionë me bimë dekorative drejt Ukrainës, por për shkak të luftës nuk janë lejuar të kalojnë në kufi.

Korrespondenti i Gazetës Panorama, Senad Nikshiqi raporton se në zonën e Dajçit janë të paktën 12 fermerë që eksportojnë bimët dekorative drejt Ukrainës dhe dëmi ekonomik i shkaktuar nga bllokimi i mjeteve me mallra është i konsiderueshëm.

Në Dajç janë rreth 300 fermerë që merren me bimë dekorative ndërsa vitet e fundit eksportet me disa shtete te ndryshme evropiane janë shtuar ndjeshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme